image Vikendi me supersfida në Superligën e Kosovës në basketboll

Basketboll

Vikendi me supersfida në Superligën e Kosovës në basketboll

news image

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e radhës në elitën e basketbollit kosovar.

Përballja mes Dritës dhe Trepçës të shtunën nga ora 17:00 e hap xhiron e tretë të Superligës.

‘Mitrovicasit’ llogariten favorit apsolut që të marrin fitoren e radhës përballë gjilanasve që nuk e kanë nisur mirë sezonin.

Të shtunën nga ora 19:00 do të ballafaqohet Peja dhe Rahoveci, një ndeshje që pritet të jetë shumë e rivalizuar me të dyja ekipet që synojnë fitore.

Të dielën luhet dy përballjet tjera, Prizreni 16 e pret në shtëpi Yllin nga ora 17:00, që poashtu pritet të jetë duel tejet interesant.

Ndërsa dy rivalët e vjetër Bashkimi dhe Prishtina do të luajnë nga ora 19:00. /Gazeta Sinjali Sporti/