Kina vazhdon të raportojë rënie në rastet e përditshme dhe një numër më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi.
7 persona humbën jetën dje në territorin e Kinës, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit (NHC).
Kishte 8 raste të reja të konfirmuara, 5 prej të cilave ishin në Wuhan, epiqendra e pandemisë.
Rënia e rasteve të reja ditore është veçanërisht e habitshme duke pasur parasysh që vetëm një ose dy muaj më parë, vendi po raportonte mijëra raste të reja në ditë.
Rastet totale: Kina ka raportuar 80.813 raste dhe 3,176 vdekje që kur shpërthimi filloi dhjetorin e kaluar.
64,111 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali, sipas NHC.
Ndërkohë edhe në Korenë e Jugut rastet me koroanvirus vazhdojnë të ulen me vendin që raportoi 110 të infektuar të mërkurën e 11 marsit, rritja më e ulët ditore që nga 22 shkurt.
Tashmë janë 7,979 të infektuar, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).
KCDC konfirmoi gjithashtu edhe një viktimë, duke e çuar numrin e vdekjeve në 67.
Pothuajse 90% e të gjitha rasteve në shkallë vendi janë nga Daegu dhe krahina përreth Gyeongsang e Veriut.
Shenjat e ngadalësimit: Ministri i Shëndetësisë i Koresë së Jugut i tha CNN në fillim të kësaj jave se ai shpreson që ngadalësimi i kohëve të fundit në rastet të thoshte se ata kishin “kaluar kulmin” e shpërthimit.
Vendi pati rritje të të infektuarve në shkurt, me shumicën e rasteve të lidhura me një grup fetar me qendër në Daegu. /Gazeta Sinjali/