image Vidhnin energji elektrike për prodhim të Bitcoin-it, zbulohet laboratori në Krujë

Shqipëri

Vidhnin energji elektrike për prodhim të Bitcoin-it, zbulohet laboratori në Krujë

news image

Në Krujë është zbuluar një laborator i prodhimit të kriptovalutave, konkretisht të Bitcoin-it.

Zbulimi ka ardhur nga një aksion i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pas dyshimit për vjedhje të energjisë elektrike në atë rajon.

Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për shpenzimin e lartë të energjisë. Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale”, shkruan ABCnews.

Shqipëria ende nuk e ka rregulluar me ligj çështjen e prodhimit të kriptovalutave. /GazetaSinjali/