image Arrestohet në Tiranë një nga të akuzuarit për sulmin ndaj biznesmenit në Krujë

Shqipëri

Arrestohet në Tiranë një nga të akuzuarit për sulmin ndaj biznesmenit në Krujë

news image

Policia në Tiranë, gjatë një operacioni ka arrestuar dy persona të akuzuar për vjedhjen me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, në banesën e një sipërmarrësi në Nikël të Krujës, Nazmi Çangut.

Ky operacion është zhvilluar kryesisht në zonën e Yzberishtit, ku u arrestuar i Saimir Kuçi, ndërkohë që një person i dytë, Artan Prenga, ende po kërkohet nga policia.

Gjatë kontrollit të banesave të të akuzuarve u sekuestruan ndër të tjerat, pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, si dhe 14 telefona, dhe sende të tjera me vlerë, shkruan a2news.

Këta persona akuzohen për vjedhjen në banesën e Nazmi Çangut dhe dhunën ndaj tij me datë 24 tetor. Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme. /GazetaSinjali/