image Tre zyrtarë në hetim për helmimin masiv në Krujë - Sinjali

Tre zyrtarë në hetim për helmimin masiv në Krujë

news image

Tre persona janë vënë në hetim sot nga Prokuroria për helmimin masiv në Krujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Tre personat që janë vënë në hetim janë Ledio Çela, administrator i Ujsësjellës-Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa, drejtues teknik në këtë ndërmarrje dhe Ervin Karafili, shef i shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në Krujë.

Është raportuar se ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi sipas prokurorisë me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në Krujë, duke sjellë për pasojë dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.

 Të tre këta persona, po ashtu, janë pezulluar nga detyra.

Me qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Krujës me shenja helmimi javën e fundit të Tetorit. Pas analizave të kryera nga ISHP ka rezultuar se helmimi është shkaktuar nga një bakter./klantv/

Nga analizat e para nga ISHP në një pikë të Ujësjellësin e Krujës dhe ka rezultuar se ka pasur prezencë të bakterit enterokok”, u shpreh për mediat nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: