Imami i një xhamie në Pejë, ka raportuar në polici një vjedhje që ka ndodhur dje në objektin e xhamisë.
Imami thotë se persona të panjohur kishin hyrë brenda objektit të xhamisë duke vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një miksetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë dhe janë duke e hetuar rastin. /Sinjali