image Vidhet arka e ndihmave në një xhami në Prizren, hajnat i ‘harrojnë’ 30 centë në tokë

Siguri

Vidhet arka e ndihmave në një xhami në Prizren, hajnat i ‘harrojnë’ 30 centë në tokë

news image

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në xhaminë ‘Ahmet Beu’ në Prizren, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë nga dritarja brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e ndihmave, ku nuk dihet shuma e saktë e parave që ndodheshin në të.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, të cilët me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Njësitet policore si dëshmi kanë gjetur 30 centë të cilat kishin rënë në tokë nga arka e ndihmave e cila u vodh nga hajnat.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga Policia për zbardhjen e rastit.

/GazetaSinjali/