image Vidhen stoqe të bakrit dhe plumbit në Trepçë

Siguri

Vidhen stoqe të bakrit dhe plumbit në Trepçë

news image

Gjatë vikendit ka ndodhur një vjedhje në Ndërmarrjen Publike ‘Trepça’ në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar anëtari i bordit të Trepçës, Shyqiri Sadiku i cili ka bërë të ditur se janë vjedhur stoqet me bakër dhe plumb të cilët ishin të dedikuara për shitje.

“Po ka ndodh, gjatë vikendit. Tash realisht është formuar një komision, nuk mundem të them asgjë. Ky rast është pak i ndjeshëm, por sipas informatave është vjedhur do bakër edhe do plumb, i cili ka qenë për shitje”, tha Sadiku.

Po ashtu, Sadiku bëri të ditur se nuk kanë ndonjë informacion rreth vlerës ose sasisë së vjedhur.

“Nuk kam informacion se sa është vlera apo sasia e vjedhur”, tha ai./Gazeta Sinjali/