image Vidhen stoli ari në Pejë

Siguri

Vidhen stoli ari në Pejë

news image

Një person nga Peja ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë thyer njëren nga dritaret e banesës dhe me këtë rast i kanë vjedhur stoli ari, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:15.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur duke thyer njërën nga dritaret e banesës kanë hyr në banesën e ti me ç’rast kanë demoluar dhomat dhe i kanë vjedhur stoli ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante të policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti është nën hetime./Gazeta Sinjali/