Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ilaz Selimi” në Prishtinë.
Një femër ka raportuar se derisa ishte në shtëpi, një person i panjohur nën kërcënim, i ka grabitur stoli ari dhe para të gatshme, njofton Gazeta Sinjali.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se ditë më parë, derisa ishte në shtëpi, një person i panjohur nën kërcënim, i ka grabitur stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë./GazetaSinjali/