Rreth 20.000 është vlera e gjësendeve të vjedhura nga një dyqan në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar prej burimeve të veta, se vjedhja që është cilësuar e rëndë, ka ndodhur dje rreth orës 05:00.
Sinjali mëson se është thyer dyqani “Neptun” në një qendër tregtare.
Hajdutët, nga aty vodhën gjësende nga më të ndryshmet.
Policia është duke hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/