Në disa grupe në rrjete sociale është bërë e ditur se sot ka ndodhur një rast i vjedhjes së ampullave Remdesivir, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një njoftimi të bërë në grupin “Farmacia Elektronike” ato i janë vjedhur një agjenti të shitjes së një farmacie.
Po ashtu, është kërkuar që nëse barna të llojit të tillë iu ofrohen qytetarëvë pa ndonjë faturë, të thërrasin në numrat kontaktues.
Kujtojmë se bari Remdesivir, vazhdon të përdoret në pacientët me gjendje më të rënduar me COVID-19 në QKUK.
Postimi i plotë:
Përshëndetje,
Nëse dikujt i ofrohen Remdesivir amp. pa faturë ju lutem na kontaktoni në këtë nr të tel. 045 807 978, per shkak se sot i jane vjedhur nga vetura agjentit te shitjes të kompanisë “Dreni Pharm”./Gazeta Sinjali/