Një shtëpi në Ferizaj mbrëmë u bë “qyl” nga hajnat, të cilët kryen një vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se një mashkull ka raportuar dje se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij duke i vjedhur atij 5 mijë euro dhe një zingjir ari me vlerë rreth 1 mijë e 100 euro.
Rasti që dyshohet të ketë ndodhur në Ferizaj në Polici është hapur si “vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/