Mbrëmë rreth orës 00:00 ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Ferizaj.
Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se janë vjedhur 36 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 8 mijë eurosh në një shtëpi në fshatin Sazli.
Mënyra se si hajnat kanë deportuar brenda shtëpisë ku nuk ndodhej asnjë anëtar i familjes, e bën këtë vjedhje krejtësisht të pazakontë. Orvatjet e tyre të shumta për të deportuar brenda shtëpisë, kanë përfynduar poshtë derës së hyrjes.
Hajnat fillimisht ishin përpjekur që të deportonin me dhunë përmes dritares dhe derës, por nuk ia kishin dalë. Pas pak, duke insistuar, ata e kanë gjetur çelësin e shtëpisë, i cili ishte në një palë këpucë afër derës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi kanë hyrë brenda, hajnat kanë demoluar dy dhoma të fjetjes dhe sipas deklaratës së të dëmtuarve, i kanë marrë paratë.
Rastit i janë përgjigjur edhe hetuesit së bashku me forenzikën rajonale dhe krimteknikët, ndërkaq për vjedhjen është njoftuar edhe prokurorja kujdestare.
Për momentin, nuk ka persona të dyshuar për këtë vjedhje. /Gazeta Sinjali/