image Vidhen 15 mijë euro në një kompani në Graçanicë

Siguri

Vidhen 15 mijë euro në një kompani në Graçanicë

news image

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Graçanicë, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se vjedhja e rëndë është kryer në një kompani private. Pronari i kompanisë e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e tij dhe kanë vjedhur një shumë parash prej rreth 15 mijë euro.

Rasti në Polici është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/