image Graçanicë: Në arën e mbjellur me misër, pronari denoncon në Polici se dikush i mbolli kanabis

Siguri

Graçanicë: Në arën e mbjellur me misër, pronari denoncon në Polici se dikush i mbolli kanabis

news image

Sot, në një lokacion në Graçanicë është zbuluar një arë, në të cilën dikush kishte mbjellë bimë të kanabisit. Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga pronari i tokës, i cili ka njoftuar Policinë se në arën e tij, të mbjellur me misër, gjeti kanabis.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se me t’u denoncuar rasti, njësiti i Antidrogës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në disa pjesë të tokës, janë gjetur bimë të kanabisit.

Sipas pronarit, ende nuk dihet se kush i ka mbjellë këto bimë në arën e tij.

Ajo që dihet deri më tash është se kanë angazhuar njësitë përkatëse për shkatërrimin e kanabisit që u zbulua, teksa Prokurori ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve.

Sinjali ka siguruar edhe pamje nga një pjesë ku u gjetën bimët e kanabisit, që mund t’i shihni më poshtë:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

/GazetaSinjali/