image “Anamorava është me Vuçiqin”, nis protesta e serbëve në Graçanicë

Sociale

“Anamorava është me Vuçiqin”, nis protesta e serbëve në Graçanicë

news image

Ka nisur në Graçanicë marshimi i serbëve të cilët po kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar për dhunë në veri.

Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve serbë, ku pati të atillë që kanë ardhur edhe nga rajoni i Anamoravës.

Në pankarta, serbët thanë se “Anamorava është me Vuçiqin”, “prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” e “liri për të gjithë serbët e arrestuar”.

Tutje, në pankartat që serbët mbanin në duar thuhej se “nuk e japim tokën e gjyshërve tanë”, “drejtësi për Zllatan Arsiqin”, “prej veriut në jug çdo zemër serbe rrah njëjtë”.

Marshi protestues ka nisur nga manastiri për në drejtim të komunës e që pritet të përfundojë tek stacioni i Policisë së Kosovës në këtë qytet.

/GazetaSinjali/