image Videoja shokuese në Leposaviq: Zbulohet identiteti i shoferit që incizoi teksa shkeli me veturë këmbësorin

Siguri

Videoja shokuese në Leposaviq: Zbulohet identiteti i shoferit që incizoi teksa shkeli me veturë këmbësorin

news image

Në një video të publikuar nga kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Arsenijoviq, shihet momenti shokues kur një qytetar goditet nga një veturë, teksa i gjithë aksidenti u incizua nga shoferi që dyshohet se e shkaktoi atë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, për të cilin Policia tha se nuk kanë informacione, Sinjali mëson se ka ndodhur rreth 6 ditë më parë përballë stacionit hekurudhor në Leposaviq.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali në veri të vendit, ka bërë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është Milan Vukasinoviç i njohur si Duduk, ndërsa viktima është Vladisavljeviç Darko.

Kujtojmë se nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për Gazetën Sinjali se për rastin janë informuar nga rrjetet sociale.

Besim Hoti, u. d i drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut u shpreh se rasti është “i panjohur” dhe se “nuk dihet koha se kur ka ndodhur rasti”.

Ndryshe, Arsenijoviq kishte shkruar në Facebook se është i tmerruar nga ky rast teksa shpreson që i dyshuari të përgjigjet për këtë vepër.

“Më tmerron skena e komunës së Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) shkel një njeri në rrugë në mungesë të policisë, duke plotësuar disa nga tekat e tij personale. Shpresoj që një ditë të përgjigjet për këtë krim!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.

/GazetaSinjali/