Kosova dhe Zvicra u përballën të martën mbrëma në një duel të karakterit miqësor, e cila në fund përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan Sinjali Sport.
Golin për Dardanët e realizoi Milot Rashica, gjersa për Zvicrën realizoi Jordan Lotomba.
Gjatë golit të Rashicës, është vërejtur një detaj interesant që ndoshta mund të ishte edhe arsyeja e shënimit të golit.
Në aksionin që rodhi kur Rashica po realizonte, shihet një tërheqje nga Granit Xhaka i cili kishte mundur të vraponte afër zonës që së paku t’ia bënte punën më të vështirë Milotit.
Nuk dihet nëse kjo ishte e qëllimshme apo jo nga Graniti, megjithatë ajo që dihet është se Miloti e kishte hapësirën e duhur dhe të mjaftueshme sa për ta çuar golin në rrjetë, ndonëse u devijua pak nga futbollisti kundërshtar.