image Video tronditëse, dalin të dhënat sesi u përhap koronavirusi brenda 6 muajve

Botë

Video tronditëse, dalin të dhënat sesi u përhap koronavirusi brenda 6 muajve

news image

Rreth gjashtë muaj më parë, koronavirusi ishte përhapur në shumë pak vende të botës. Por, nga janari e tutje, virusi i rrezikshëm “shpërtheu” dhe brenda pak muajsh kaploi gjithë botën me shpejtësi alarmante, siç tregohet në vidoen e publikuar në Daily Mail.

Rezultati është ky, sot planeti numëron pothuajse 13.5 milionë raste, me ekspertët që vlerësojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.

Sipas gazetës britanike, projektuesit e vizualizimit të të dhënave të Global Stats përdorën të dhëna nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetit, për të krijuar një video të afatit kohor që tregon sesi përhapen rastet në vende të ndryshme të botës.

Global Stats tregon se sa i fortë dhe i fshehtë është armiku me të cilin përballet njerëzimi. /Gazeta Sinjali/