image VIDEO/ Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë i fyejnë rëndë me brohoritje serbët në Shkup

Futboll

VIDEO/ Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë i fyejnë rëndë me brohoritje serbët në Shkup

news image

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë i fyejnë rëndë me brohoritje serbët në Shkup.

Tifozët shqiptarë dhe ata kroatë janë bërë përsëri bashkë me thirrje fyese ndaj serbëve.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, tifozët shqiptarë dhe atë kroatë, njëjtë si në ndeshjen e parë të luajtur javën e kaluar në Zagreb, kanë brohoritur së bashku kundër serbëve.

“Vrite serbin” dhe “Vdis Serbi”, ishin thirrjet që u dëgjuan më së shumti nga tifozët “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys”.

Kjo ishte një përgjigje ndaj tifozëve serbë, të cilët jo rrallëherë janë dëgjuar duke kënduar “vrite shqiptarin” dhe “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.

Gjithashtu, tifozët nga Shkupi kanë brohoritur edhe “UÇK”, duke ju referuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata shpalosën edhe flamuj të UÇK-së dhe flamuj kombëtarë shqiptarë.

Dinamo e fitoi ndeshjen e mbrëmshme të luajtur në Shkup me rezultat 1:0 më golin e shqiptarit Arijan Ademi dhe me këtë rast kroatët shkuan tutje pasi loja e parë në Zagreb kishte përfunduar baras. 

/GazetaSinjaliSport/