Biznismenja e njohur Victoria Beckham njëherësh bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur David Beckham, ka thënë se për fëmijët kujdesen me radhë.
Këto deklarata 45-vjeçarja i tha në një intervistë te Jimmy Kimmel, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jam e martuar me Davidin qe 20 vjet. Ne kujdesemi me radhë për fèmijët pasi që nuk dëshirojmë t’i lëmë vetë“, citohet të ketë thënë ajo.
Më tutje Victoria gjithashtu ka thënë se ish-futbollisti është një baba i shkëlqyer./Gazeta Sinjali/