image Kanye West u martua dy muaj pasi u divorcua nga Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Kanye West u martua dy muaj pasi u divorcua nga Kim Kardashian

news image

Kanye West  u martua me stilisten e Yeezy,  Bianca Censori , dy muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

Reperi 45-vjeçar thuhet se ka mbajtur një ceremoni private me Biankën dhe dyshja janë parë me unaza martese.

Megjithatë, martesa sipas TMZ nuk është ende e ligjshme pasi çifti nuk duket se ka dorëzuar një certifikatë martese.

Kanye thuhet se u pa me  një unazë martese në gisht gjatë një dalje në fillim të kësaj jave, me burime që thonë se unaza simbolizonte angazhimin e tij ndaj partneres së tij pas ceremonisë.

Nuk dihet koha që ata kanë njohur njëri-tjetrin, por Bianca iu bashkua labelit të Kanye, Yeezy në nëntor 2020.

Muajin e kaluar, Kanyer ripublikoi këngën Censori Overload të cilën mendojnë se ia ka kushtuar gruas së tij të re.

Në tekstet e këngëve, ai diskuton beqarinë e tij para martesës, duke kënduar: “Dhe Bibla tha, nuk mund të bëj më seks derisa të martohem”.

Të hënën, reperi u pa duke biseduar me Biankën dhe duke shijuar një vakt në një restorant në Nju Jork.

Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë.

Ish-çifti ka katër fëmijë.

/GazetaSinjali/