Victoria Beckahm së fundmi ishte pjesë e emisionit “This Morning”, ku ndau me publikun sekretet e bukurisë në prag të lansimit të produkteve të grimit, “Victoria Beckham Beauty”.
Gjatë intervistës ajo ka përgënjeshtruar vetën, duke thënë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje estetike, diçka që e ka pranuar vetë më parë.
Kur u pyet nëse e ka menduar ndonjëherë të bëjë një ndërhyrje, Victoria u përgjigj: “Nuk jam tunduar asnjëherë nga procedurat kozmetike, por kurrë mos thuaj kurrë”.
Por në një letër që ajo i shkroi vetes për ‘British Vogue’ në vitin 2007, dizanjerja shprehej: “Më duhet të të them se nuk duhej të ishe marrë me gjoksin. Gjithë këto vite e mohova, budallaqe. Një shenjë pasigurie. Thjesht kënaqu me ato që ke”. Këtë gjë ajo e ka pranuar më vonë edhe për revistën “Allure” gjatë një analize për evoluimin e stilit të saj ndër vite./Gazeta Sinjali/