image Familja Beckham bëhet me apartament të ri në vlerë prej 24 milionë dollarëve

Bota e Yjeve

Familja Beckham bëhet me apartament të ri në vlerë prej 24 milionë dollarëve

news image

Familja e Victoria dhe David Beckham e kanë shtuar në koleksionin e tyre të banesave, një apartament në Miami me vlerë prej 24 milionë dollarëve.

Sipas asaj që raporton “Metro”, apartamenti ndodhet në godinën e quajtur “Muzeu 1000”, në qytetin kryesor të Floridës, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky apartament që është dizajnuar nga arkitektja Zaha Hadid, është përfunduar në fund të vitit 2019. Përbëhet nga pesë dhoma, një pishinë dhe një pistë personale për uljen e helikopterëve.

Shtëpia e re e familjes Beckham ndodhet në një kullë 62-katëshe, 215 metra të lartë./Gazeta Sinjali/

David and Victoria Beckham apartment
David and Victoria Beckham apartment
David and Victoria Beckham apartment
David and Victoria Beckham apartment
David and Victoria Beckham apartment