Vëzhguesit e komunitetit serb dje po i numëronin votat e ardhura nga Serbia pa dorëza.
Në QNR në tavolinën numër një, janë numëruesit nga komuniteti serb, të cilët janë duke i numëruar votat e ardhura nga Serbia pa dorëza.
Ndryshe vepruan numëruesit e tjerë, të cilët janë pajisur me dorëza.
Nisma dhe LDK kanë kundërshtuar numërimin e votave të ardhura nga Serbia, të cilat konsiderohen se kanë ardhur në mënyrë të paligjshme. /Gazeta Sinjali/