image Vëzhgues të Juventusit në Turqi për Muriqin

Futboll

Futboll/ Vëzhgues të Juventusit në Turqi për Muriqin

news image

Ndeshja e xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë ndërmjet Galatasarayt dhe Fenerbahçes do të ketë një rëndësi të dyfishtë për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Pos që do të jetë derbi i parë i Stambollit për të, Muriqi do të jetë edhe nën vëzhgim të skautëve të skuadrës kampione të Italisë, Juventus, bëri të ditur gazeta turke “Hurriyet” të dielën. Muriqi 25-vjeçar me formën që po kalon së fundi ka bërë që për të të interesohen skuadra të mëdha.

Ndër skuadrat e interesuara janë edhe Manchester Unitedi e Tottenhami. Mirëpo, së fundi ka shprehur interesim edhe Juventusi. Te Juventusi, Muriqi do të mund të bëhej bashkëlojtar me yllin e madh Cristiano Ronaldo.

Muriqi të shtunën shënoi një gol dhe asistoi një në fitoren 2:1 të Galatasarayt ndaj Ankaragucu. Në përgjithësi, ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar një në pesë xhirot e para në Superligën e Turqisë.