Për çdo ditë qytetarët thyejnë rregullat e komunikacionit, por është rritur numri i atyre që këto parregullsi i raportojnë në Gazetën Sinjali.
Një rast ka ndodhur në Prizren, ku disa vetura janë parkuar në hapësirën e dedikuar për persona me aftësi të veçanta.
Kështu ka njoftuar një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje. Sipas fotografisë që ai e ka dërguar shihet se dy vetura janë parkuar aty, njëra me targa të Kosovës dhe një me targa të huaja.
Sipas sinjalizuesit rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30.