Mungesa e parkingjeve në kryeqytet tash e sa vite është një problem pa zgjidhje raporton, Gazeta Sinjali.
Me ketë shqetësim sot është përballur edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Përmes rrjeteve sociale ai ka publikuar pamje te disa veturave të parkuara në vende jo të duhura.
Ai ka thënë se kjo është një pamje e papranueshme dhe është shprehur se do të rrisin numrin e inspektorëve në Prishtinë.
“Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla. Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh shpejtë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.