image Veturat duke "notuar" një pas një, gruaja e ngujuar në çatinë e makinës - pamje të rënda nga Spanja

Botë

Veturat duke “notuar” një pas një, gruaja e ngujuar në çatinë e makinës – pamje të rënda nga Spanja

news image

Rrugët në qytetin verilindor të Spanjës, Zaragoza u përmbytën të enjten, pas një stuhie të fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Njerëzit u panë duke u mbajtur pas makinave të tyre dhe duke u ngjitur në pemët e afërta për t’iu shpëtuar ujërave të përmbytjeve para se të vinin shërbimet e urgjencës.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos dalin rrugëve për të udhëtuar.

Pamjet e rënda të publikuara nga The Guardian tregojnë se si veturat po notonin një nga një nga uji.

Një tjetër video, tregonte një grua e cila ishte bllokuar në çatinë e një veture, dhe po nuk po guxonte të lëvizte derisa ujërat gati po e mbulonin makinën në të cilin po qëndronte. 

/GazetaSinjali/