image Bislimi: Spanja tashmë i njeh pasaportat e Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza

Politikë

Bislimi: Spanja tashmë i njeh pasaportat e Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë.

Ai iu referua Drejtorisë së Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme të Bashkimi Europian (DG Home) se ka njoftuar për këtë.

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë. Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Spanja ka qenë vendi i vetëm i Schengen zonës që ka refuzuar t’i lejojë qytetarët e Kosovës të futen në territorin e saj për shkak të mosnjohjes së pasaportës.

/GazetaSinjali/