image I maskuari në Spanjë zbraz 60 mijë litra verë në vlerë 2.5 milionë euro

Botë

I maskuari në Spanjë zbraz 60 mijë litra verë në vlerë 2.5 milionë euro

news image

Një verari në Spanjë ka pësuar humbje më shumë se 2.5 milionë euro pasi një i maskuar ka hyrë dhe ka zbrazur 60 mijë litra verë, raporton BBC.

Përfaqësuesi i verarisë Cepa 21 ka thënë se i maskuari ka zbrazur dy kazanët me verërat më të shtrenjta, Horcajo dhe Malabrigo.

Incidenti ka ndodhur në tre të natës të dielën dhe se i dyshuari e dinte fort mirë terrenin.

Policia është duke hetuar rastin.

Në kamerat e sigurisë shihet i dyshuari që lëvizte me shpejtësi te kazanët dhe zbrazë plotësisht ata.

Përfaqësuesi ka thënë se kazanët kanë qenë shumë të vështirë për t’u hapur dhe se përfshinin mekanizma të sigurisë.

Ai dyshon se ka mundur të jetë ndonjë ish-punëtor i verarisë.

Në shishe verë Horcajo kushton 100 euro, ndërkaq Malabrigo shitet për 45 funte.

/GazetaSinjali/