Një veturë zyrtare ka shkelur rregullat e komunikacionit sot në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një videoje të publikuar në rrjete sociale, një veturë me targa 3Z ka vozitur 100km në orë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h.
Zyrtari që po e drejtonte këtë veturë ka ulur shpejtësinë vetëm kur është afruar te një rrethrrotullim./Gazeta Sinjali/