Është duke vazhduar keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Qytetarë të ndryshëm po raportojnë çdo ditë se si zyrtarët shtetëror me vetura zyrtare shëtisin dhe i përdorin ato për qëllime personale.
Kësaj here qytetari, Veli Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si një person me familje ishte duke udhëtuar rrugës për Prevall-Prizren me veturën zyrtare 3Z 182 01.
Ai ka shkruar: “Shofer aga ne timon, nje grua afer tij ne ulesen e pare dhe dy femije ulur mbrapa, sot pak para mesdites po leshoheshin rruges Prevalle- Prizren!”.
Tutje Bytyqi është shprehur se: “Nese nuk me kane lene syte, kjo veture ishte me targa zyrtare ?!Se kush dhe nga jane une nuk e di, por keshtu nuk eshte mire”.