image Vetura zyrtare parkohet në mes të rrugës në Gjakovë

Sinjalizime

Vetura zyrtare parkohet në mes të rrugës në Gjakovë

news image

Shoferët shpeshherë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot në Gjakovë në rrugën “Ali Hasi”, rreth orës 11:30, nga një veturë me tabela zyrtare 3Z- 159-07, e Ministrisë së Administratës Publike, e cila është e shkrirë tashmë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në fotografinë e dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se si vetura është parkuar në mes të rrugës dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve para tij.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/