Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm. E në shumë raste veturat që po shkelin rregullat janë automjetet zyrtare.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku vetura zyrtare e Ministrisë së Financave, 3Z – 326- 06 kalon limitin e lejuar të shpejtësisë.
Në video shihet se limiti i lejuar i shpejtësisë së lëvizjes në këtë zonë është 50km/h, derisa vetura zyrtare vozit 80km/h.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/