Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut. Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në shumë raste po dalin të jenë edhe automjetet zyrtare.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Kishnicë të Graçanicës, ku një veturë zyrtare me targa 3Z – 256 – 05, e ministrisë së Drejtësisë, ka shkelur rregullat.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet vetura e ministrisë duke tejkaluar në vijë të plotë.