Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm. E në shumë raste veturat që po shkelin rregullat janë automjetet zyrtare.
Një rasti i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën Ferizaj – Gjilan, ku vetura zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë 3Z – 328- 05 tejkalon kolonën, duke rrezikuar kështu trafikun.
Një sinjalizues ka dërguar pamje të këtij tejkalimi që ka ndodhur sot rreth orës 12:40, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo veturë zyrtare shihet se nuk është “për ngut” pasi nuk i ka të ndezura sinjalizuesit e urgjencës, në rast se ka pasur diçka të tillë.
Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali.