Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për shkeljen e rregullave të trafikut nga automjetet zyrtare.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku një veturë zyrtare e Gjykatës Kushtetuese, me targa 4Z – 016 – 01, ka shkelur këto rregulla.
Në fotografinë të cilën e ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit shihet kjo veturë, e cila ka penguar qarkullimin e këmbësorëve, duke u parkuar në trotuar.