image Vetura e shkel një këmbësor në Veternik, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Vetura e shkel një këmbësor në Veternik, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një këmbësor është lënduar pasi u godit nga një veturë në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

I lënduari është dërguar me autoambulancë në emergjencë, ku po vazhdon të trajtohet.

“Sot, më 22.07.2020, në ora 16:51, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (te Gorenja). Njësia policore ka dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku një veturë ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar nga aksidenti, me auto-ambulancë është dërguar në emergjencë”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.