image Vetura shkel fëmijën 4-vjeçar në Skënderaj, po drejtohej nga një fëmijë

Siguri

Vetura shkel fëmijën 4-vjeçar në Skënderaj, po drejtohej nga një fëmijë

news image

Një fëmijë katër vjeçar është goditur dje nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se drejtues i automjetit ishte një fëmijë, i cili ka goditur viktimën 4-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Pas lëndimeve të marra, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, por për shkak të lëndimeve të rënda e njëjta është dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA /Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull  kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

/GazetaSinjali/