Një aksident trafiku mes një veture dhe trenit ka ndodhur në rrugën e re që të çon te Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Sllatinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në veturën e tipit ‘Audi’ ngjyrë e zezë me targa vendore kanë qenë pesë persona, prej tyre tre fëmijë.
Lëndime ka pësuar vetëm shoferi i veturës, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.
“Rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të Aeroportit në Sllatinë, është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi”, tha Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Më tej, Hoxha shtoi se përveç njësive policore që kanë dalur në vendin e ngjarjes ‘atje janë paraqitur edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal të cilët janë duke u marrë me rastin’. /Gazeta Sinjali/