image "Vetura ka qenë e fundosur 3 metra", pjesëtari i FSK-së jep detaje të reja për operacionin në Lepenc

Rajon

“Vetura ka qenë e fundosur 3 metra”, pjesëtari i FSK-së jep detaje të reja për operacionin në Lepenc

news image

Albion Qollaku, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë ditës së diel në Maqedoninë Veriut, ku një veturë me traga të Kosovës kishte rënë në lumin Lepenc.

Qollaku i cili ishte pjesëmarrës në këtë operacion, ka thënë se kur është në pyetje populli janë të gatshëm të intervenojnë kurdo dhe kudo herë.

“Por, kur janë në pyetje populli, kudo që kërkohet ndihmë njësia jonë e kërkim-shpëtimin toga në ujëra jemi të gatshëm kudo që ka të nevojë të intervenojmë. Edhe pse pjesëtarët rrezikohen në ujë, siç ka qenë ajo pjesë (dje) për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur këto ditë dhe ka pasur një ngritje të Lepencit”, ka thënë Qollaku.

Më tej, ai ka treguar se si është identifikuar vetura me targa të Kosovës dhe vështirësitë që kanë hasur në këtë operacion.

“Edhe pse ka pasur vështirësi tepër, por për fat të mirë në fatkeqësi ndodhi që nuk zgjati operacioni shumë edhe pse ishte shumë i vështirë. Nga vendi ku ka ra në lum vetura, rreth 100 ose 150  metra më tutje është gjetur vetura”.

“Mënyra se si është identifikuar edhe për shkak të ujit ka qenë shumë vështirë, rrjedha ka qenë shumë e shpejtë, por u identifikua nga anija duke lëviz dhe rastësisht e ka identifikuar veturën.  Makina ka qenë e fundosur në vendin ku ka qenë thellësia e lumit rreth 3 metra”, ka treguar Qollaku në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, pas më shumë se 24 orë kërkimesh, nga ujërat e lumit Lepenc gjatë orëve të pasdites të së dielës është nxjerrë vetura me tre trupa të pajetë të familjes Pacolli nga Kosova, e cila pas aksidentit të së shtunës kishte rënë në këtë lum.

Siç u raportua nga vendngjarja, tre trupat e pajetë ishin gjetur në pjesën e pasme të veturës, që do të thotë se kishin bërë përpjekje të dalin nga makina, por fatkeqësisht nuk ia kishin dalë.

/GazetaSinjali/