Shkeljet e rregullave të komunikacionit është një dukuri shumë e shpeshtë në Kosovë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 965 tiketa trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë, ku është rrezikuar edhe jeta e pjesëmarrësve të tjerë në trafik ka ndodhur sot në Gjakovë.
Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një veturë e cila hyn në semaforin e kuq.
Sipas tij, video është realizuar sot në rrugën e “Tranzitit” në Komunën e Gjakovës./Gazeta Sinjali/