image Vetura godet për vdekje një 67-vjeçar nga Tirana

Shqipëri

Vetura godet për vdekje një 67-vjeçar nga Tirana

news image

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot, ku një veturë e ka goditur për vdekje një 67-vjeçar.

Policia sqaron se një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale T.D., ka përplasur këmbësorin me iniciale E.M., banues në Tiranë, i cili  ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, raporton Tvklan.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme./GazetaSinjali/