image Vetura godet për vdekje këmbësorin në Elbasan

Shqipëri

Vetura godet për vdekje këmbësorin në Elbasan

news image

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit pasi u godit nga një makinë derisa ishte duke kaluar rrugën.

Viktima ende nuk është identifikuar, por Policia njofton se u përplas nga makina ndërsa po ecte në vijat e bardha.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po punon në hetimin e rastit. /GazetaSinjali/