Një aksident trafiku ka ndodhur dje herët në mëngjes në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferi nga pakujdesia e ka goditur këmbësoren femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Gjendja e këmbësores pas trajtimit është stabile dhe e njëjta është liruar për në shtëpi, kanë njoftuar këto burime.