Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur për Sinjalin se si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal“, ka thënë Ahmeti./GazetaSinjali/