Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një automjet ka goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore, derisa i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.