image Vetura godet një këmbësor në Fushë – Kosovë

Vetura godet një këmbësor në Fushë – Kosovë

news image

Një veturë ka goditur një këmbësor në Fushë – Kosovë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjalin se aksidenti ka ndodhur në mesditën e sotme.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosove. Në aksident kanë qene të përfshira një automjet  dhe një këmbësor, e cila ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në deklarimin e Ahmetit./Gazeta Sinjali/